Agjencia e Kosovës për Inteligjencë kishte informacione se në veri të vendit mund të kishte sulme dhe trazira, para vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Informata të tilla, po ashtu edhe detaje të tjera lidhur me sigurinë në atë pjesë, i ka paraqitur para Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, për rreth 2 orë drejtori i këtij institucioni, Driton Gashi, raporton KTV.
Pas raportimit të Gashit, kryetarja e këtij komisioni, Donika Kadaj – Bujupi, nuk ka dhënë detaje, por ka thënë se kanë kërkuar përgjegjësi nga AKI-ja dhe të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe me Policinë, që të kuptohet nëse vrasja e Ivanoviqit mund të parandalohej.
Ajo ka thënë se AKI-ja ka informacione për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe se është duke i shqyrtuar ato në mënyrë që të zbardhet kjo vrasje.
Kadaj nuk ka mundur të japë asnjë të dhënë nëse janë informuar nga drejtori i AKI-së rreth veprimtarisë së Milan Radojiçiqit, i apostrofuar si njeriu kyç në organizimin e bandave kriminale në atë pjesë.
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...