Policia e Tiranës ka bërë me dije ditën e sotme se ka vënë në pranga një 55-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim.
Siç bëhet e ditur në pranga është vënë Eqerem Mehmetaj, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “ Mashtrimi i kryer në bashkëpunim”
Dënimi i tij nga gjykata është bërë pasi në vitin 2011, 55-vjeçari kishte kryer shitjen e apartamenteve të njëjta më shumë se një herë personave të ndryshëm duke i mashtruar dhe marrë shuma monetare.
Njoftimi i policisë
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Mashtrim, kryer në bashkëpunim”
Më datë 25.01.2018, shërbimet e Sektorit të Forcave të Posaçme dhe të Kërkimi në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim :
Eqerem Mehmetaj, 55 vjeç, banues në Tiranë.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim numër 70 datë 16.11.2017, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “ Mashtrimi i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143 /2 të Kodit Penal.
Në vitin 2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier kishte nisur procedim penal ndaj këtij shtetasi, pasi ky shtetas kishte kryer shitjen e apartamenteve të njëjta më shumë se një herë shtetasve të ndryshëm duke i mashtruar dhe marrë shuma monetare.
Fitorja e 16 radhazi për Trepçën, kampionia e mposht lehtësi...
Gimbo zbulon bisedën me babanë e Selinës, ja çka i tha
Dallku akuzohet për nxitje dhune dhe ofendime nga Vjosa e Sh...
Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales së Carabao Cup mes Ar...
Vdes tragjikisht 19 vjeçari shqiptar, ra nga skelet ne Angli
Protesta e opozitës, 1400 efektivë policie në terren për gar...