Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar sot përmes një statusi në Facebook se përmes deputetes, Albulena Haxhiu dhe deputetëve nënshkrues ka dorëzuar sot kërkesën për Interpelancë për Kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn, lidhur me vendimin për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë, shkruan arbresh.info.
Sipas VV-së, presin nga Kryesia e Kuvendit që sa më parë dhe me prioritet të lartë ta caktojë në rendin e ditës këtë kërkesë tonën për shkak të rëndësi së madhe të kësaj teme dhe shqetësimit po ashtu të madh nga qytetarët e të gjitha grupimeve shoqërore”, thuhet në njoftim, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
“Lëvizja VETËVENDOSJE! nëpërmjet deputetes Albulena Haxhiu dhe deputetëve nënshkrues dorëzoi sot kërkesën për Interpelancë për Kryeministrin Haradinaj, lidhur me vendimin për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë, pagën minimale dhe pagesat e skemës sociale.
Presim nga Kryesia e Kuvendit që sa më parë dhe me prioritet të lartë ta caktojë në rendin e ditës këtë kërkesë tonën për shkak të rëndësi së madhe të kësaj teme dhe shqetësimit po ashtu të madh nga qytetarët e të gjitha grupimeve shoqërore.
Grupi ynë do ta dërgojë po ashtu në Gjykatë Kushtetuese vendimin joligjor dhe të padrejtë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e pagave të zyrtarë të lartë politikë”./arbresh.info/
Kurti e Abdixhiku hyjnë në Kuvend, pritet të nis takimi mes ...
Rikthehet kalimi me kontrolle në Morinë
Haxhiu: Sot do t’i hiqen masat Kosovës
Trump për Khamenein: E godita i pari për vdekje, para se të ...
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja