5.5 vite burg kërkon prokuroria turke për nënën 27-vjeçare që u filmua duke dhunuar brutalisht të bijën e saj 2-vjeçare.
Erdem Tulubas nga Provinca turke e Zonguldakut, në brigjet e Deitit të Zi, tha se kishte parë të nxira në trupin e vajzës së vogël, por e shoqja kishte mohuar ta kishte dhunuar.
Për të vërtetuar se çfarë ndodhte në shtëpi, ai tha se kishte vendosur një kamera të fshehtë në sallon. Kështu ai filmoi nënën e re teksa dhunonte brutalisht vajzën e vogël.
“DHA” raporton se me të siguruar pamjet filmime ai vrapoi për në polici, ku bëri denoncimin. Gruaja u arrestua, ndërsa pamjet shokuese u publikuan në media, duke sjellë reagim të ashpër në rrjetet sociale.
Tugba Tulubas akuzoi bashkëshortin se kishte organizuar gjithçka për tu ndarë nga ajo dhe për t’i marrë vajzën, por pranoi se dëshironte të shërohej dhe ta rimerrte vajzën. “Çdo nënë kur nevrikoset e godet fëmijën”, tha ajo duke shtuar se nuk kishte pasur qëllim ta dhunonte, por ta godiste lehtë. E reja tha se është penduar dhe se i vinte turp nga vetja kur shikonte videon.
https://www.youtube.com/watch?v=oovZIpvS4ho
Gjykata ka vendosur t’i japë babait kujdestarinë e vajzës, ndërsa seancat për ndarjen e çiftit do të bëhen në vazhdim.
Në ditët në vijim, gjykata po ashtu do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e prokurorisë për dënim me mbi 5 vjet burg, apo do t’ia ulë dënimin të resë./tvklan.al
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...