E marta ka qenë ditë prezantimesh te Partizani. Klubi i kuq e ka mbyllur ditën me njoftimin e arritjes së marrëveshjes me Emran Ramadanin.
Mesfushori 25-vjeçar, pjesë e ekipit të Renovës në Maqedoni që nga viti 2013, ka firmosur kontratën që e lidh me 15 herë kampionët e Shqipërisë për dy 2 vite e gjysëm.
Futbollisti nga Tetova, pas firmës së hedhur në kontratë, është zyrtarisht lojtar i Partizanit dhe vihet nën urdhërat e trajnerit Sulejman Starova për gjysmën e dytë të këtij edicioni futbollistik.
Kujtojmë se po të martën, si “dema të kuq” janë prezantuar edhe Senad Hysenaj, Renato Gojkovic dhe Egzon Belica. Më parë, që në fundvitin 2017, ishte bërë pjesë e të kuqve edhe Bruno Telushi, mesfushori vlonjat, që kthehej nga eksperienca e tij kroate. /Telesport/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira