Nga top pesë ligat e mëdha evropiane, Liga Premier është ajo me rrogat më të madha.
Por, në afatin kalimtar të janarit renditja e lojtarëve më të paguar ka ndryshuar.
Me kalimin e Alexis Sanchez nga Arsenali te Manchester Unitedi, kiliani është bërë lojtari më i paguar. Ish-ylli i Barcelonës do të paguhet 569.36 mijë euro në javë.
Fakt interesant është se top katërshja është vetëm me lojtarë të Djajve të Kuq, Paul Pogba i dyti me 330 mijë euro në javë, i ndjekur nga Romelu Lukaku me 284.68 mijë euro dhe Zlatan Ibrahimovic me 250 mijë në javë.
Top pesëshja mbyllet nga Sergio Aguero i Manchester Cityt me 250 mijë euro në javë.
Pastaj vijnë dyshja e Chelseat, Eden Hazard dhe Cesc Fabregas me 250 mijë euro në javë.
David de Gea paguhet 227.74 mijë euro, Virgil Van Dijk i Liverpoolit 205 dhe në fund Alexandre Lacazette me 193.5 mijë euro në javë.

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...