Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, ka komentuar largimin e mesfushorit armen, Henrikh Mkhitaryan, i cili është transferuar në Arsenal.
Reprezentuesi armen iu bashkua Arsenalit pasi u shkëmby me Alexis Sanchez, i cili ka kaluar në Manchester United.
Mkhitaryan ishte transferuar në United nga Borussia Dormtund në verën e vitit 2016, duke ndihmuar klubin ta fitojë Evropa Ligën dhe Kupën e Ligës në sezonin e tij të parë.
Por, mesfushori humbi besimin e Jose Mourinhos.

Miki ishte një figurë e famshme në United dhe ka pranuar shumë urime nga shumë mesazhe të ndryshme për kalimin e tij të Arsenalit.
Tashmë, edhe sulmuesi suedez, Ibrahimovic ka dërguar një mesazh special në drejtim të armenit.
“Fati nuk të duhet, pra vetëm shijoje lojën”, ka postuar suedezi në Instagram.
Mkhitaryan për Manchester United u paraqitë në 63 ndeshje duke shënuar 13 gola. /arbresh.info/
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...