Kryetari i komunës Qëndron Kastrati dhe nënkryetari Faton Jakupi sot u takuan me veprimtarin nga Bursa e Turqisë, Rexhep Gyndyz, i cili me origjinë është nga komuna e Kamenicës.
Gyndyz është kryetar і shoqatës së shqiptarëve në Bursa. Ky që nga pas lufta ka krijuar marrëdhënie vëllazërimi e bashkëpunimi me komunën tonë, si dhe me disa komuna tjera, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.
“Në bazë të kontributit tij janë zhvilluar shumë aktivitete dhe realizuar projekte me komunën e Kamenicës. Kësaj radhe ai komunës ia kishte sjell donacionin nga komuna Mustafa Kemajl Pasha, një kamion për bartjen e mbeturinave”, thuhet në njoftim.
Kryetari i komunës, Qendron Kastrati, me një letër falënderimi e falënderoi kryetarin e komunës nga Bursa, si dhe mysafirin nga Turqia, për vazhdimësinë e kontributit për komunën tonë me projekte të ndryshme, me një mirënjohje.
Ky donacion do të ndikojë në përmirësimin e nivelit të mirëmbajtjes së pastërtisë.
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...