Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ka kujtuar vdekjen e ish –presidentit Ibrahim Rugova, raporton arbresh.info.
Sipas tij , Rugova është angazhuar politikisht në kohën kur pushteti i Millosheviqit e zhveshi Kosovën nga të gjitha të drejtat politike, administrative dhe kombëtare.
Ky është postimi I plotë I Thaçit:
Pas një pune të shquar në fushën e albanologjisë, ai u angazhua politikisht në kohën kur pushteti i Millosheviqit e zhveshi Kosovën nga të gjitha të drejtat politike, administrative dhe kombëtare.
Brenda një periudhe dhjetëvjeçare udhëhoqi një politikë të rezistencës paqësore, duke shprehur vullnetin e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, me orientim nga vlerat perëndimore.
Pas çlirimit të Kosovës, presidenti Rugova ishte pjesë e të gjitha ngjarjeve dhe vendimeve të konsolidimit të shtetit të Kosovës, deri në momentin e vdekjes.
Do ta kujtojmë dhe nderojmë gjithnjë si president të parë të Kosovës. HTH



Mbeti jashtë listës së LDK-së për deputet, vjen reagimi i as...
Casillas del kundër që ta emërojnë Mourinhon trajner të Real...
Trump thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
Kjo do të jetë top 20-ja e PDK-së në listën zgjedhore
Qeveria e Serbisë ndan buxhet për organizatën e lidhur me kr...
Nisin hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime në QKUK dh...