Qeveria amerikane ka nisur mbylljen e shumë shërbimeve, pasi Senati dështoi të pajtohet për buxhetin e ri.
Projektligji për të financuar qeverinë federale deri me 16 shkurt nuk mori 60 votat e kërkuara për shkak të mospajtimeve për emigracionin dhe sigurinë e kufijve, transmeton portali arbresh.info
Është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë këtë mandat, që qeveria të mbyllet, në kohën kur Republikanët kontrollojnë Kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë.
Bllokimi do të ndikojë në qindra mijëra punëtorë federalë, dhe akuzat tashmë kanë filluar.
Shtëpia e Bardhë akuzoi demokratët se kanë vënë politikën mbi sigurinë kombëtare, familjet ushtarake, fëmijët vulnerabël dhe aftësinë e vendit për t’u shërbyer të gjithë amerikanëve.
Por udhëheqësi i Senatit Demokrat, Chuck Schumer, tha se Presidenti Trump kishte hedhur poshtë dy marrëveshje dypartiake të kompromisit dhe “nuk e shtyu partinë e tij në Kongres”.
Mbyllja e fundit e qeverisë ishte në vitin 2013, dhe zgjati 16 ditë./Arbresh.info/
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...