Bogdan Ivanoviç, djali i të ndjerit Oliver Ivanoviç, ende nuk e di se babai i tij është vrarë, ka deklaruar vëllau i të ndjerit, Miroslav Ivanoviç për gazetën serbe “Novosti”.
Familja e tij konsideron se lajmi i vështirë do t’i kumtohet djalit të tij atëherë kur ceremonitë e varrimit të kenë mbaruar, transmeton portali arbresh.info
Vëllau i liderit të Iniciativës Qytetare, beson se vëllau i tij është vrarë nga vrarës profesionalistë që kishin ndjekur nga afër lëvizjet e Oliverit.
Oliver Ivanoviç është vrarë gjatë ditës së djeshme në Mitrovicën veriore./arbresh.info/

Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...