Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot është promovuar pulla postare me figurën e Gjergj Kastrioti Skenderbeut, me tekst në gjuhën shqipe dhe maqedonase.
Në pullën postare dygjuhësore shkruan se është publikuar me rastin e 550 viteve nga vdekja e Skenderbeut.
Pulla postare është publikuar edhe në web-faqen e Postave të Maqedonisë ku thuhet se është lëshuar me vlerë nominale prej 18 denarësh dhe në tirazh prej 6000 ekzemplarësh, ndërsa zgjidhja figurative është e Larisa Zhivkovska Donev.
Ligji për përdorimin e gjuhëve parasheh dygjuhësi edhe në pullat postare, por ende nuk ka hyrë në përdorim. Do të priten zhvillimet e mëtutjeshme pasi kryetari i shtetit, Gjorgje Ivanov nuk e nënshkruajti këtë ligj./Telegrafi

FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...