Gazetari britanik, Tim Judah, që është njohës i zhvillimeve në Ballkan, ka thënë se qytetarët që jetojnë në Mitrovicë të Veriut besojnë që fajtorët e vrasjes së liderit serb, Oliver Ivanoviq janë në veri të Kosovës.
“Çka kam kuptuar duke biseduar me miqtë dhe kontaktet e mia është se njerëzit në Mitrovicë të Veriut besojnë se gjurmët e fajtorëve (të vrasjes së Oliver Ivanoviqit) çojnë kah veriu, e jo kah jugu”, shkroi Judah në Twitter të martën.
Ai tutje ka thënë se në Serbi vrasja e Ivanoviqit po krahasohet me vrasjen e gazetarit Slavko Çuruvija në vitin 1999.
“Në Beograd po bëhen krahasime me vrasjen e vitit 1999 të (gazetarit) Slavko Çuruvija me gjasë nga shërbimet serbe të sigurimit. Natyrisht, ende nuk ka asnjë dëshmi”, shkroi Judah.
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshje për ndihmë të n...
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?
Rama pas takimit me homologun grek: Ne duam t’u bashkohemi j...
Hoxha takim me homologun grek: Kapitull i ri në marrëdhëniet...
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...