Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas përfundimit të takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka thënë për media se qeveria e Kosovës e dënon rëndë këtë vrasje duke thënë qe ky rast të mos merret për interesa të ndryshme politike, raporton arbresh.info
Ai ka thënë se vrasja ka parametrat e një keqpërdorimi politik. Haradinaj ka dënuar tendencat për të shfrytëzuar këtë rast për agjenda politike.
“Fokusim i veçantë ishte situata sot në veri, edhe për faktin se jeta e një qytetari ka humbur. Kjo vrasje ka parametrat e keqpërdorimit politik. Që nga momenti i marrjes së informatave të kësaj vrasjeje policia ka kryer detyrat e veta. Të gjitha institucionet e vendit kanë qenë të mobilizuara. E dënojmë çdo tendencë që me shfrytëzu këtë rast për agjenda të ndryshme politike. Policia ka marrëdhënie të mira me shumë organizata sikur ne ta kemi nevojën mund ta thërrasim edhe FBI-në. Ngushëllime familjes Ivanoviq dhe gjithë qytetarëve të vendit”, ka thënë kryeministri Haradinaj./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1661475503917535/
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...