U nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Dhomës Kombëtare të Noterisë Shqiptare dhe Dhomës Federale Gjermane të Noterëve.
Përpara nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cilësoi si shumë të rëndësishëm një bashkëpunim të tillë, duke shtuar se reformimi i Noterisë, si një shërbim i lirë profesional është një ndër objektivat kryesorë të Ministrisë së Drejtësisë, por njëkohësisht dhe e qeverisë shqiptare.
Në fjalën e saj, Gjonaj u shpreh se në kuadër të reformimit të sistemit të drejtësisë përfshihet dhe reformimi i noterisë.
“Ministria e Drejtësisë është në fazën e dhënies së mendimeve për projektligjin e noterisë të konsultuar me ekspertët e Euralius dhe me Dhomën Federale gjermane të Noterisë. Ndërkohë që një grup i posaçëm i Ministrisë është ngritur dhe po përgatit një analizë të detajuar lidhur me modelet më të mira që janë në vendet e BE, si Gjermania, Italia dhe Franca, por njëkohësisht po studion problematikën që është hasur deri tani nga shërbimi i ofruar i noterisë, që nga mënyra e organizimit, licensimi i noterëve dhe deri tek monitorimi i rregullueshmërisë së veprimtarisë së tyre”- tha Ministrja Gjonaj.
Ajo theksoi se vizioni i Ministrisë së Drejtësisë është që ta përmirësojë cilësinë e ofrimit të shërbimit të noterëve drejt qytetarëve, duke rritur profesionalizmin e noterëve si dhe të forcojë mekanizmat inspektues, masat dhe procedurat disiplinore ndaj noterëve me qëllim fuqizimin e shtetit ligjor. /Gazeta Express
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën