Besnik Berisha, ish-këshilltari i Isa Mustafës, derisa i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte kryeministër i vendit, ka deklaruar se gjendja shëndetësore e Mustafës tani është stabile.
“Nuk ka tendencë për të fshehur gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës. Ai i është nënshtruar një trajtimi nga një gjendje gripi, por që ka pasur komplikime. Nuk ka ende diagnozë të saktë, nuk është as ajo që flitet deri më tani. Por, Mustafa gëzon shëndet stabil dhe është në humor të mirë”, ka thënë Berisha, në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova.
Udhëtimi i ish-kryeministrit për Gjermani, Berisha tha është bërë jo si situatë emergjente, por si masë parandaluese.
“Masa parandaluese me qëllim që Mustafa të sigurohet, kompilimet që kanë ndodhur të mos jenë të ndonjë natyre më serioze dhe ai është dërguar në një qendër të specializuar për fizioterapi që kërkohet pas këtyre rasteve”, tha ai.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën