Në dhjetëvjetorin e krizës financiare, Bashkimi Evropian (BE) pritet që më në fund të kapërcejë krizën më të rëndë ekonomike në historinë e tij, duke mbyllur programin e shpëtimit grek, procedurat e fundit për të adresuar deficitin e tepruar duke miratuar rishikimin më të madh të sektorit financiar.
Sipas ‘Euractiv’, transmeton Telegrafi, rënia e bankës ‘Lehman Brothers’ në shtator të 2008-së, shënoi kulmin e një krize financiare që shkaktoi dy recesion në Evropë dhe detyroi bankat e pesë vendeve të Eurozonës që të kërkojnë programe shpëtimi.
Dhjetë vjet më pas, BE synon të ndërtojë një union bankar për të përmirësuar qëndrueshmërinë e bankave kundër krizave dhe për ta kthyer Greqinë nga vendi i fundit i shpëtimit, pasi mori më shumë se 300 miliardë euro nga partnerët evropianë.
Disa nga çështjet më të vështira të këtij viti, siç është reformimi i Eurozonës për rinegocimin e borxhit grek do të varet nga rezultati i bisedimeve të koalicionit qeverisës në Berlin.
Pasi të zbulohet propozimi franko-gjerman, liderët e BE dëshirojnë të bien dakord mbi një plan të ri për forcimin e bashkimit ekonomik dhe monetar deri në qershor.
Komisioni Evropian gjithashtu do të kontribuojë në debatin me një propozim për një instrument stabilizimi fiskal në maj. Ekzekutivi tashmë ka paralajmëruar se kjo nuk do të përmbushë pritjet e Presidentit francez Macron dhe do të përfshihet si pjesë e buxhetit të BE-së.
Ndërsa situata ekonomike që ndihmoi ekonomitë kombëtare për të balancuar financat e tyre publike, tashmë fokusi për ekzekutivin evropian do të përqendrohet në reformat strukturore, në veçanti përgatitjen e punëtorëve evropianë gjatë revolucionit dixhital. /Telegrafi/
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...