Trump shquhet si njeri i skandaleve, por këtë herë gjërat kanë marrë vërtet një kthesë serioze.
Avokati i tij i ka paguar një ylli pornografik 130.000 dollarë që të mos flasë publikisht me gjasë për aferën me presidentin e sotëm amerikan.
Sipas Wall Street Journal, që bazohet në burime anonime, avokati i Donald Trump i ka derdhur paratë në vitin 2016. Ndërkohë Trump duket se e ka takuar 38 vjeçaren, Stephanie Clifford në vitin 2006 në një kampionat golfi në Lake Tahoe, një vit pas martesës me Melania Trump. Takimi intim me Clifford, me nofkën „Stormy Daniels”, është zhvilluar më vonë.
Michael Cohen, avokati i Trumpit i ka ndërmjetësuar paratë një muaj para zgjedhjeve, pasi ai kishte arritur të negocionte një ujdi për të mos folur publikisht, thotë Wall Street Journal. Clifford duket se ka qenë në bisedime me ABC Neës për të folur publikisht për aferën. Nuk dihet, nëse Trump ka pasur dijeni për livrimin e parave.
Edhe më parë presidenti Trump ka mbushur kryetitujt e gazetave për tema të tilla. Gjatë fushatës presidenciale u shfaq një video e vitit 2005, ku Trump krenohej se mund t’i prekësh femrat në kofshë pa ndonjë problem. Disa gra e kanë akuzuar Trump për ngacmime seksuale. Por Trump ka deklaruar disa herë, se akuzat ndaj tij janë gënjeshtra.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...