Lojtarët e transferuar këtë janar, Philippe Coutinho dhe Yerry Mina, kanë bërë që Barcelona të kthehet në një skuadër edhe më të frikshme, por Valverde beson se ata janë tani më e mira në botë.
Pas nënshkrimit me mesfushorin Philippe Coutinho për 160 milionë euro nga Liverpooli, gjiganti katalunas siguroi edhe nënshkrimin me mbrojtësin qendror të Palmeiras, kolumbianin Yerry Mina, transmeton portali arbresh.info.
“Mirë, unë jam shumë i lumtur me lojtarët që kam pasur më parë, me arritjen e këtyre dy lojtarëve, me ata që kam pasur në fund të verës dhe me ata që kam tani”, u ka thënë Valverde gazetarëve para ndeshjes kundër Real Sociadadit, në të cilin Coutinho do të mungoj për shkak të lëndimit.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/952222508320788481
“Kam menduar që Barça ishte skuadra më e mirë kur unë isha si trajner i Athletic dhe tani e shoh këtë. Barça është skuadra më e mirë në botë”
Valverde vazhdoi tutje duke lavdëruar lojtarin e transferuar së fundmi, Yerry Minan, si dhe duke njoftuar gjithashtu se nuk do të jetë pjesë e skuadrës në Anoeta./arbresh.info/
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri