Derisa qytetarët e Kosovës vazhdojnë të presin dyerve të ambasadave të shteteve të Bashkimit Evropian (BE) për t’u pajisur me vizë schengen, kryeministri Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita janë pajisur me pasaporta të Shqipërisë, me të cilat mund të lëvizin lirshëm në Evropë.
Haradinaj nuk është politikani i vetëm kosovar që është pajisur me pasaportë shqiptare, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Pasaporta të tilla posedojnë edhe shumë deputetë nga radhët e pozitës dhe të opozitës.
Haradinaj ka deklaruar dje se këtë pasaportë nuk do ta shfrytëzojë për të udhëtuar në BE, por e ka pranuar si nder që i është bërë nga Shqipëria.
“Vendimi për shtetësi të Shqipërisë është bërë me dekret të presidentit Nishani. Nuk do ta përdori për udhëtime pasaportën shqiptare sepse e kam pasaportën diplomatike. Shqetësimet e qytetarëve janë të arsyeshme sepse jemi të izoluar. Edhe unë e kam shqetësim këtë. Jemi duke bërë punë për të mundësuar liberalizimin e vizave, e cila është e lidhur me demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka përsëritur se nuk do të heqë dorë nga kundërshtimi i versionit aktual të Marrëveshjes së Demarkacionit, i cili është kushti themelor i BE-së për liberalizimin e vizave, pasi tha se nuk do t’i fitojë vizat duke humbur territor./Gazeta Zëri/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...