Ligjin për dygjuhësinë sipas të cilit gjuha shqipe dhe maqedonase janë të barabarta nuk mund ta parandalojë presidenti i Maqedonisë, edhe pse ky ligj është shkak i të ashtuquajturës fazë e federalizmit të Maqedonisë.
Kështu shkruan portali shtetëror rus “Sputnik” i cili transmeton lajme për Ballkanin nga zyra në Beograd dhe atë në gjuhën serbe.
“Ovo je samo početak: Dobro došli u Makedoniju — Mirë se vini në Maqedoni”, është titulli i këtij tekstit, duke bërë kështu që për herë të parë një media shtetërore ruse “të flas edhe shqip”, shkruan lajmi.net.
Teksti me autore Brankica Ristiq, e cila shkruan në emër të kolegjiumit redaksional të “Sputnik”, po ashtu merret edhe me emrin e Maqedonisë, një çështje e pazgjidhur me Greqinë fqinje.
“Emri i ri për këtë shtet ndoshta do të ndodh qysh në muajin shkurt, ndërsa thirrja për anëtarësim në NATO në verë”, shkruan e ‘shqetësuar Ristiq, marrë parasysh se Rusia angazhohet fuqishëm për parandalimin e hyrjes së Maqedonisë në NATO.

Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...