Ylli i Barcelonës, Lionel Messi raportohet se i ka thënë Aleix Vidalit se duhet të largohet nga Camp Nou këtë muaj nëse dëshiron të rikthej karrierën e tij në rrugën e duhur.
Vidal iu bashkua Barcelonës nga rivali në La Liga, Sevilla, gjatë verës së vitit 2015, por ndalesa e tyre në transferimeve do të thoshte se ai nuk mund të bëjë debutimin e tij deri pas janarit, transmeton portali arbresh.info.

Vidal është këshilluar të largohet nga Barcelona këtë dimër derisa klubi duket në formë të shkëlqyer nën udhëheqjen e Valverdes drejt titullit në ligë.
Sipas raporteve nga Spanja, Messi i ka ofruar 28 vjeçarit këtë këshillë për të ardhmen e tij. Bazuar në ‘Diario Gol’, Messi është duke u mbajtur i informuar rreth zhvillimeve në merkato dhe pas kontaktit me Vidalin, i ka thënë qendërmbrojtësit: “Largohu nga Barça”.
Deklarata e Messit besohet të ketë qenë në formë motivuese për lojtarin në mënyrë që të siguroj kohën e merituar në fushë te një klub tjetër./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...