Deputeti i Alternativa , Ilir Deda duke komentuar për dorëheqjet e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë që apelon te ata që sa më shpejt t’i japin epilog krizës së tyre.
“Duhet të ketë një bashkërendim të aktiviteteve opozitare e cila është e nevojshme, ndërsa sa i përket Alternativës ne do të bashkëpunojmë me çdo forcë opozitare”.
“Është me rëndësi që të zgjidhet problemi i Vetëvendosjes”, ka thënë Deda në Info Magazine në Klan Kosova.
“Ne do të bashkëpunojmë me çdo forcë opozitare por s’mund të presim paralizën e opitarizmin për shkak të numrave të mos zgjidhjes së situatës në Vetëvendosje”.
Edhe pse Deda thotë se nuk dëshiron të komentojë shumë për Vetëvendosjen, sipas tij përplasjet mes tyre janë më shumë politike të njerëzve të “mirë”.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...