Rrallë herë jemi mësuar të shohim avionë të ngjyrave të tjera, por ngjyra më e përdorur e tyre është e bardha, ashtu siç është për taksitë e verdha.
Por gjithnjë ka një arsye se pse gjërat janë ashtu siç janë. Dhe për avionët është zgjedhur ngjyra e bardhë sepse:
Ngjyra e bardhë nuk fshihet
Pasi i ekspozohet shumë diellit gjatë fluturimeve, ngjyrat e tjera ka shumë gjasë që të fshihen, përderisa rrezet ultra-vjollcë godasin bojën.
Ngjyra e bardhë ka përparësi termike
Objektet e ngjyrosura me ngjyra të tjera – jo të bardhë – e absorbojnë dritën dhe kështu nxehen më lehtë. Përderisa objektet me ngjyrë të bardhë reflektojnë rrezet e diellit kështu që drita nuk konvertohet në nxehtësi.
Ngjyra e bardhë ofron pamje më të mirë
Dukshmëria është një tjetër arsye për ngjyrën e bardhë. Kur bëhet fjalë për ndonjë gërvishtje, çarje apo dëmtim tjetër në trupin e aeroplanit. Trupi i bardhë e bën më të lehtë që të shihet nëse aeroplani është çarë apo gërvishtur, sidomos përreth dritareve kështu që problemet të evitohen./to/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron