Napoli ka bërë një kontakt formal me Barcelonën për të diskutuar blerjen e Gerard Deulofeut, megjithëse lojtarin preferon Interin.
Anësori nuk është më pjesë e kërkesave në Camp Nou pas transferimit të Philippe Coutinhos këtë janar, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta spanjolle ‘Sport’ sugjeron që Deulofeu favorizon transferimin në Inter, por Barcelona është duke biseduar me Napolin për shkak se ata kanë ndërmend të shesin atë dhe jo të dërgojnë në formë huazimi me opsionin për blerje.
Tani, ‘Sky Sports Italia’ raporton që Napoli ka bërë një përpjekje zyrtare për të nisur bisedimet me Barcelonën dhe çmimi që përmendet është 15 – 20 milionë euro.
Deulofeu ka eksperiencë në Serie A pas gjashtë muajve të suksesshëm në Milan sezonin e kaluar./arbresh.info/
PSV zyrtarisht kampion për herë të tretë radhazi në Holandë
U zgjodh finalistja e parë, Gimbo për Selin: Pa asnjë dyshim...
Hoti kujton Masakrën e Rezallës: Serbia i fshehu krimet në v...
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia