Neymar ka shfrytëzuar llogaritë e tij në rrjete sociale për tu tallur me stilin e ri të flokëve të bashkëlojtarit në Brazil, Philippe Coutinhos.
Ish ylli i Liverpoolit u bë lojtari i tretë më i shtrenjtë në histori të futbollit pas dyshes së Paris Saint Germain, Neymar dhe Kylian Mbappes, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona përfundimisht siguroi yllin e tyre pas shumë muajve ndjekje dhe shpenzoi 160 milionë euro për të sjell brazilianin në Camp Nou.
“Jam shumë shumë i lumtur për ju, unë të urojë sukses në botë, jam i sigurt se ju do të jeni i lumtur”, ka shkruar Neymar në Insta Story të rrjetit social Instagram.
“Dhe më tregoni, është trendi ky stil i flokëve”
Coutinho nuk do të nis ashtu siç kishte menduar karrierën e tij te Barcelona për shkak se 25-vjeçari është i lënduar në kofshë të këmbës dhe mungon për 20 ditë./arbresh.info/

Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...