Real Madridi do të shtyej transferimin e portierit spanjoll Kepa Arrizabalaga nëse lojtari i nënshtrohet një operacioni në këmbën e tij këtë muaj.
Kepa është kontrolluar nga doktorët e Real Madridit në kryeqytetin spanjoll javën e kaluar dhe tani ndoshta lojtari mund t’i nënshtrohet një operacioni që do e mbajë atë jashtë fushës deri në muajin mars, transmeton portali arbresh.info.
Kjo ka bërë që transferimi i tij nga kampioni i La Ligas të shtyhet dhe ka mundësi që marrëveshja mund të mbetet për tu kompletuar në fund të këtij sezoni.
23-vjeçari, i cili tashmë ka arritur një marrëveshje me Madridin, ka pritur që gjiganti në Bernabeu ta aktivizojë klauzolën e tij prej 20 milionë euro këtë muaj./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...