Presidenti i vendit, Hashim Thaçi edhe këtë vit është ftuar në lutjet tradicionale të mëngjesit në Washington.
Këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Zyra për Informim e Presidencës.
“Sikur vitin e kaluar edhe këtë vit presidenti Thaçi ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Presidenti është i pajisur me vizë amerikane, por për shkak të agjendës së ngarkuar ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Presidencës.
Lutjet e Mëngjesit mbahen çdo vit në Washington, të enjten, e parë të shkurtit dhe ku ftohen politikanë nga mbarë botë.
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...