Ushtria amerikane në Evropë tha se një ushtar amerikan që shërbente në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, në kampin e forcave amerikane në Bondsteel, ka humbur jetën të shtunën. Aktualisht po zhvillohen hetime rreth këtij rasti, por nuk janë dhënë hollësi mbi rrethanat e vdekjes.
Në një njoftim të ushtrisë amerikane thuhet se Robert W. Jones nga Arizona, 21 vjeçar, ishte pjesë e policisë ushtarake amerikane.
“Robert Jones ishte një ushtar i shkëlqyeshëm”, citohet të ketë thënë koloneli Jeffrey Searl, nga policia ushtarake, raporton voa.
Ushtari Jones ishte pjesë e rreth 700 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të forcave të KFOR-it në Kosovë. Aktualisht rreth 4 mijë e 400 trupa të NATO-s shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.
Rreth 50 mijë trupa të NATO-s qenë të vendosur në Kosovë në qershor të vitit 1999 duke i dhënë fund luftës gati dy vjeçare që çoi në çlirimin e Kosovës nga Serbia.
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”