Xavi, Andres Iniesta dhe Andrea Pirlo, do të kishte qenë një mesfushë ëndrrash, që për pak u bë realitet në verë të 2011-ës.
Është vetë Pirlo që zbulon një prapaskenë të tregut të transferimeve, që mund ta kishte transferuar te Barcelona.
“Me Barcelonën po diskutohej për blerjen e Ibrahimovicit dhe unë do të isha futbollisti që do të këmbehesha më të. Në fund u arrit vetëm marrëveshja për Ibran”.
“Do të kishte qenë me siguri një eksperiencë e bukur, por unë isha shumë mirë te Milani, nuk e di nëse do ta kisha pranuar ofertën, ishte gjithçka për t’u parë”, ka thënë Pirlo.
Italiani qëndroi në Milano, por ai ishte sezoni i fundit si kuqezi, sepse verën pasardhëse u transferua tek Juventusi.
Ish-mesfushori i kombëtares italiane foli edhe për Milanin e Gattusos, duke theksuar se ndaj Crotones u pa një skuadër më e gjallë dhe që krijonte shumë raste për gol.
Sipas tij, me ndërprerjen e shkurtër të kampionatit “Ringhio” do të ketë më shumë kohë për të përçuar idetë e tij. /SS/
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...