Ka shumë mënyra se si mund të jeni romantike me partnerin tuaj dhe sms mesazhet romantike janë mënyra më e padëmshme për xhepin tuaj si dhe mënyra më e lehtë për të treguar dashurinë. Ja diçka që mund të jetë e vyeshme për ju.
Gjuetia
Kjo është loja e preferuar e imja si dhe loja që merr më tepër kohë. Vendosni çokollata-puthje në vende të ndryshme dhe bëni që partneri t`i gjejë. Kështuqë dërgoni sms porosi me lokacionin e ardhshëm ku i pret “puthja”. Kjo lojë mund të jetë shumë romantike dhe impulsive.
Pse të dua?
Kur është hera e fundit që i keni treguar partnerit se e dashuroni? Çka sikur ju t`i shpjegonit se pse e dashuroni e më pas gjatë ditës i dërgoni shënime se pse ndjeheni ashtu. Disa ide që t`ua bëjë më të lehtë:
Ndjehem e rehatshme së qenuri vetja, kur më je ti pranë;
Ashkush tjetër nuk më ka bërë të ndjehem kaq e veçantë;
Më bën një person më të mirë.
Citoni poezi dashurie
Çfarë thotë “të dua” më tepër se një poezi dashurie? Mund të dërgoni poezi të tëra apo të shkruani nga një strofë në ditë apo mund të gjeni thënie dhe vargje të rimuara me temë dashurie.
/ts.mk
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...