Meteorologët e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike në Maqedoni paralajmërojnë se këto ditë do të na shoqërojë mot me diell, kurse ndryshimi i motit sipas tyre do të vijë nga mesi i javës së ardhshme. Elena Jovanovska, thotë se java pritet të nis me mot stabil, por me vranësira. Dita e enjte, sipas saj, do të sjellë ndryshim të motit edhe atë me temperatura më të ulëta dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut.
“Deri të mërkurën vendi jonë do të jetë në ndikim të një mase të qëndrueshme të ajrit. Ajo do të shkaktojë mot me diell dhe me vranësira mesatare, në disa vende do të ketë edhe vranësira të konsiderueshme. Do të fryj erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperaturat ditore të ajrit do të jenë mbi mesataren e kësaj periudhe të vitit, sidomos në vendet më të larta dhe malet. Nga e enjtja do të ketë reshje të përkohshme shiu, me intensitet më të vogël, më së shumti në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit”, tha për Tv 21 Elena Jovanovska, meteorologe.
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...
Xi Jinping nis vizitën historike në Korenë e Veriut, pritje ...
PSD nuk siguroi as 2 mijë vota, vjen reagimi nga Natyra Kuçi
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...