Ministri i Jashtëm gjerman ka zhvilluar bisedime me homologun e tij turk, në një përpjekje për të “kapërcyer vështirësitë” dhe për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Sigmar Gabriel tha se “bisedimet e hapura” me Mevlut Cavusoglu janë mbajtur në “një respekt të ndërsjellë”, pavarësisht dallimeve, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Marrëdhëniet në mes të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve tregtarë janë përkeqësuar pas përpjekjes për grusht shtet në Turqi, gjatë vitit 2016.
Bisedimet në Gjermani janë zhvilluar një ditë pasi Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u takua me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Të shtunën, zoti Gabriel, i cili e priti z. Cavusoglu në shtëpinë e tij në qytetin qendror gjerman të Goslar, tha se të dy kishin “dhënë vetes detyrën për të bërë gjithçka për të kapërcyer vështirësitë në marrëdhëniet gjermano-turke”.
Dyshja e ka pranuar se ka dallime mes tyre, duke përfshirë kundërshtimin e Gjermanisë ndaj Turqisë mbi anëtarësimin në BE.
Gjermania bën pjesë në tregun më të madh të eksportit të Turqisë dhe ka numërin më të madh të diasporës turke./arbresh.info/
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...