Për emrin dhe zgjidhje në gjashtë muajt e parë të vitit, për Tsipras, Kammenos dhe Mitsotakis, për politikën e Gruevskit dhe për qëllimet e Maqedonisë, mes tjerash, flet kryeminsitri i Maqedonisë në intervistën për televizionin grek Alpha, sipas paralajmërimit të shkurtë që e publikoi vetë televizioni.
Transmetimi, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, është caktuar për të dielën, në Krishtlindje, ndërsa intervistën apo si e quan Tv Alpha “fjalimin e Krishtlindjeve”, njëkohësisht, sipas televizionit grek, do ta transmetojë edhe një televizion i Maqedonisë.
“Në intervistën e parë të dhënë për mediat greke, e përsëritë qëllimin për të kontribuar në negociatat me lëshime të ndërsjellta për emrin e IRJM-së. Duke iu drejtuar edhe popullit grek dhe popullit të vendit të tij, Zaev thotë se është në interes të të dy vendeve të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit në gjysmën e parë të vitit 2018”, kumton Tv Alpha.
Kryeministri i Maqedonisë flet për interesin e përbashkët të të dy vendeve, si dhe për Alexis Tsipras, për partnerin e koalicionit në qeveri, Panos Kammenos, për liderin e Demokracisë së Re opozitare, Kyriakos Mitsotakis. Sipas Alpha, Zaev zbulon çka kanë të përbashkët me kryeminsitrin e Greqisë dhe e përcjell mendimin e tij se “ndoshta Zoti i solli punët ashtu, për gjetje të zgjidhjes së çështjes për emrin”.
“Zoran Zaev i hedhë poshtë praktikat e paraardhësit të tij, Nikolla Gruevski dhe sqaron se përse nuk dakordohet me pozitën e kryeministrave paraprak, se “shkupjanët janë trashëguesit e vetëm të Aleksandrit të Madh”, thekson televizioni në paralajmërimin për intervistën, të publikuar në faqen e saj dhe shton se nga biseda, zbulohen qëllimet e Shkupit dhe deri në çfarë shkalle është i përgatitur të bëjë lëshime./Tv Alpha/
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...
Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...