SBASHK-u përmes një komunikate për media ka njoftuar se kanë pasur një takim të jashtëzakonshëm konsultativ me kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe Universiteteve.
“Pasi që përfaqësuesit e SBASHK-ut janë pajtuar me vendimet e dala nga mbledhja e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së lidhur me angazhimet konkrete në përpjekje për realizimin e kërkesave të anëtarësisë , ata kanë mbajtur një takim të jashtëzakonshëm konsultativ me kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe Universiteteve”, thuhet në njoftimin e tyre.
Aty thuhet se anëtarët e Këshillit Drejtues i kanë përcjellë kryetarit dhe kryesisë së SBASHK-ut reagimet e mësimdhënësve lidhur me deklaratat ofenduese të Kryeministrit Haradinaj në adresë të punëtorëve të arsimit duke përshëndetur reagimin domethënës të SBASHK-ut lidhur me këtë çështje.
Haradinaj s’mërzitet për kërcënimin e sindikalistëve të arsimit, kritikon ashpër mësimdhënësit
“Në këtë takim aty e këtu kishte edhe diskutime me tone të ngritura lidhur me paralajmërimin e Qeverisë për ngritje pagash vetëm 4 % duke përsëritur se këtë ngritje e konsiderojnë fyese. Ata kanë dalë me kërkesën që le të jetë ngritja 4 %, por e bazuar në vlerën 4 % të pagës së Kryeministrit”, thuhet tutje.
Këshilli Drejtues i SBASHK-ut unanimisht ka vendosur që të niset me përgatitjet për veprime sindikale dhe janë pajtuar që përmes formularëve të nënshkrimeve të merret autorizimi i anëtarësisë për veprime të nevojshme , qoftë si SBASHK apo në koordinim me BSPK-në duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në përpjekje për realizimin për ngritje pagash 4 % të pagës së Kryeministrit, Fillimin e implementimit ët Ligjit për Sigurime Shëndetësore si dhe kërkesave tjera të anëtarësisë së SBASHK-ut.
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi