Një mjek i njohur gjerman ka dhënë shpresë të re për tifozët e Michael Schumacher, pasi ka theksuar se mund të bëhet njëfar rikëmbimi nga aksidenti që pësoi ai me ski gjatë vitit 2013.
Që nga ajo kohë, legjenda e F1 që ka mbushur 49 vjet, nuk ka qenë në gjendje të flasë apo te ecë, shkruan “Express.uk”, transmeton portali arbresh.info

Profesor Mark Obermann, drejtor i Qendrës për Neurologji në klinikën Asklepios në Seesen, ka theksuar për tifozët e tij se duhet të qëndrojnë optimist, pasi ai edhe mund të shërohet.
Duke iu referuar një studimi të kohëve të fundit për njerëzit që kanë rënë në koma, Prof. Obermann tha se rreth 50 përqind “kanë arritur të rikthejnë vetëdijen”.
“Sipas një studimi suedez, rreth 30 deri në 40 përqind e pacientëve e kanë rifituar vetëdijen brenda katër vitesh”, tha ai.

“Shumë nga ta mund të kthehen në jetë dhe të shohin se si rriten fëmijët dhe nipërit e tyre”, shtoi ai.
Muajin e kaluar ish-drejtuesi i Ferrarit F1 Jean Todt zbuloi se ish-kampioni ështe “ende nuk luftuar me jetën” pas aksidentit në Alpet franceze./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...