Arsenali dhe Chelsea janë duke zhvilluar derbin e xhiros së 22-të të Premierligës në Emirates Staidum.
Që të dy skuadrat janë duke aplikuar një futboll të hapur dhe me aksione të shpejta e të bukura por jo të finalizuara.
Chelsea pati rastin më të mirë për të kaluar në epërsi nëpërmjet sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata, i cili përfitoi nga një huti e qendërmbrojtësve të Arsenalit, Shkodran Mustafi dhe Calum Chambers.
Morata e shfrytëzoi duke dalur i vetëm përball portierit, Chech, por që goditja e tij përfundoi jashtë portës, gjë që nuk jemi mësuar ta shohim nga Morata.
Vlen të theksojmë se Morata në këtë sezon ka shënuar 10 gola në 18 paraqitje për ‘Blutë e Londrës’. /arbresh.info/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...