Në orët e hershme të mëngjesit të sotshëm ka patur rrëshqitje gurësh dhe të dheut në aksin rrugor Restelicë – Dragash, si rezultat i së cilës edhe është bllokuar për qarkullim ky aks rrugor, por menjëherë është intervenuar nga kompania e mirëmbajtjes e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, e cila tashmë veçse e ka hapur njërën korsi të rrugës për lëvizje të makinave dhe qytetarëve.
Ministria e Infrastrukturës u bënë thirrje qytetarëve që kalojnë nëpërmjet këtij aksi rrugor që të lëvizin me kujdes të shtuar dhe po ashtu njofton opinionin publik se kompania e mirëmbajtjes është në krye të detyrës dhe po behët çdo gjë që është e mundur, që rruga të pastrohet dhe lirohet e tëra për qarkullim të automjeteve dhe qytetarëve të vendit.
Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar që të jetë në shërbim të qytetarëve dhe vendit, duke reaguar në çdo rast me njësitë e saj në mënyrë që të garantoi lëvizje të lirë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës?

“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...