Ndalohet një tjetër aktiviste e opozitës në pikën kufitare të Morinës.
“BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për zonjën Fiqirije Nezaj, 50 vjeç e cila është ndaluar nga policia kufitare pasi rezultonte të ishte person në kërkim.
Fiqirije Nezaj, u ndalua në Morinë me akuzën e kundërshtimit të policisë gjatë protestës së 18 dhjetorit.
Partia Demokratike thotë se, zonja Nezaj nuk ishte njoftuar se ishte në kërkim nga policia, ndërsa mbahet në Komisariatin e Kukësit bazuar mbi akuza fallco dhe pa prova.
Më 31 janar u ndalua edhe ish-sheshi i FNSH, Osman Levanaku, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, pasi rezultonte person në kërkim, edhe ai për shkak të protestës. Ai po udhëtonte drejt Strugës me familjen e tij, ku kishte prenotuar për të festuar natën e ndërrimit të viteve./balkanweb
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...