Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka uruar festat e fundvitit, shkruan arbresh.info
Ajo ka uruar që 2018-a të na gjejë më të bashkuar dhe ka uruar më shumë dashuri për njëri tjetrin.
Lexoni urimin e plotë të saj:
“Të nderuar qytetarë të vendit tim, të dashura motra, nëna e vëllezër e më të dashurit fëmijët tanë. Pranoni urimet e mia më të përzemërta për vitin e ri. Gëzuar edhe ju qytetarë që për rrethana të ndryshme gjendeni larg gjirit familjar për këtë festë të fundvitit. Gëzuar edhe për ju bashkatdhetarë kudo që ndodheni. Uroj që viti 2018 të na gjejë më të bashkuar se kurdoherë, duke punuar me një mendësi të re, duke kthyer besimin ndaj punës , duke rritur përgjegjësinë, dhe mbi të gjitha duke e dashur më shumë njëri tjetrin dhe vendin tonë të shenjtë Kosovën. Paçi gjithmonë shëndet, dashuri, lumturi dhe harmoni në familjet tuaja. Gëzuar!”./arbresh.info/
https://www.facebook.com/albenareshitajofficial/videos/304615383381779/
Murati ia kthen Tahirit: Pensionet për kategoritë e luftës n...
I nxehti ekstrem mori jetën e mbi 1300 personave në Portugal...
Monitoruesit presin që PZAP ta shfuqizojë vendimin për Listë...
Ndeshje me 9 gola në Zvicër, shqiptarët shënojnë 5 prej tyre
“Do të vendosim ne”, Guardiola flet për të ardhmen e dy yjev...
Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Ser...