Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një videoje të postuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka uruar për ndërrimin e moteve, raporton arbresh.info.
Ai ka thënë se po e mbyllin një vit jo të leht, të zgjedhjeve e shumë problemeve tjera.
Ky është postimi i plotë:
“Të dashur qytetarë të Kosovës, të dashur shqiptarë kudo që jeni në Kosovë po e mbyllim një vit jo të lehtë një vit zgjedhjesh, një vit pune, një vit suksesi, një vit sfidash, një vit edhe të arriturave ndoshta ndoshta edhe lajmi i mirë ishte investimi në energji e di se vitin që vjen na presin shumë punë e shumë sfida edhe e di se ju pritni shumë nga qeveria e vendit . Unë sot ju uroj ndërrimin e moteve , ju uroj 2018-tën , me shëndet e me të mira në familje dhe ju premtoj se do të punojë që secili prej nesh në vendin tonë ta kemi jetën më mirë. Me fat 2018-ta “, ka thënë Haradinaj.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/701355716655512/
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën