Real Madridi raportohet se është njëri nga klubet që është duke kërkuar nënshkrimin me mesfushori premtues Oriol Busquets nga Barcelona.
Bazuar në ‘AS’, Busquets, që nuk ndonjë lidhje me Sergion e skuadrës startuese të Barcelonës, do të mbetet pa kontratë verën e ardhshme dhe ende nuk ka pranuar rinovimin me katalunasit, transmeton portali arbresh.info.
Kjo i ka hapur derën Madridit, që sipas ‘AS’ “janë duke vazhduar projektin e tyre për të nënshkruar me çdo talent të ri që të shkëlqen në futbollin spanjoll”.
Oriol, i cili mbush 20 vite në janar, debutoi te skuadra e të rinjve të Barcelonës kundër Real Murcias muajin e kaluar në Kupë të Mbretit. Megjithatë, kjo vazhdon të jetë paraqitja e tij e vetme, ndërkohë që gazeta e lartpërmendur shkruan se Barcelona është e “qetë” në aspektin për ta blinduar atë duke i ofruar një marrëveshje.
Reprezentuesi i Spanjës U19 ka ngjallur interesim edhe te klubet nga Serie A dhe Premierë Ligë./arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...