Napoli ka përforcuar kreun në Serie A në ndeshjen e mbrëmjes së sotme (e premte) kundër Crotones.
Gjiganti italian ka siguruar tri pikë të plota në takimin si mysafirë në Ezio Scida në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A me një fitore minimale me rezultat 0 me 1, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori Marek Hamsik ishte autori i golit vendimtar në këtë takim për skuadrën e trajnerit Maurizio Sarri. Reprezentuesi sllovak është vlerësuar me notën më të lartë të ndeshjes 8.4.
https://twitter.com/en_sscnapoli/status/946859888084439040
Me notë të ngjashme është vlerësuar edhe anësori Allan, i cili ishte asistues i golit nga Hamsik në minutën e 17′ të pjesës së parë.
Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj është vlerësuar me notën 6.8 për paraqitjen e sotme kundër skuadrës së Arlind Ajetit, i cili mungoi për shkak të suspendimit.
Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi i Crotones, Stefan Simic (6.1)./arbresh.info/

Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...