Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq beson se në fillim të pranverës është e mundur të fillojë një debat serioz për Kosovën në dialogun e brendshëm.
Vuçiq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, vuri në dukje se çështja e Kosovës është shumë e rëndësishme për Serbinë dhe se gjatë dialogut të brendshëm është e rëndësishme që njerëzit të flasin të vërtetën, transmeton lajmi.net.
“Është shumë e rëndësishme që njerëzit në çdo mënyrë deri më tani kanë shprehur pikëpamjet e tyre të cilat janë të ndryshme për çështjen e Kosovës”, ka thënë Vuçiq.
Sipas tij, një dialog i tillë tregon kapacitetet demokratik të shoqërisë serbe të cilët në mënyrë demokratike po provojnë t’i zgjidhin problemet.
“Unë shpresoj dhe besoj se do të kemi sukses në të ardhmen për të racionalizuar kërkesat dhe politikat tona, të ruajmë atë që i përket popullit tonë”, është shprehur Vuçiq./Lajmi.net/
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...