Punonjësit mjeksorë, të cilëve më në fund u është dhënë akses për të evakuuar pacientët nga rrethi i Damaskut në Siri, kanë deklaruar se një fëmijë gjashtëmuajsh ka humbur jetën për shkak të vonesave për shërim.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se evakuimet nga Ghouta Lindore vazhduan të mërkurën si pjesë e një marrëveshjeje me regjimin e Presidentit Bashar al-Assad, shkruan “The Independent”, transmeton portali arbresh.info
Foshnja Katr Alnada ishte pjesë e listës së 29 personave që vuanin nga sëmundje kritike dhe që kërkon shërim të menjëhershëm.
Kur mjekët e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë Siriane (SAMS) arritën në Ghouta Lindore, ata gjetën se ajo tashmë ishte e vdekur.
Rasti i saj vë në dukje izolimin e jashtëzakonshëm të vendit, i cili është shkatërruar në masë gjatë luftës në Siri.
Pothujase 400 mijë njerëz janë bllokuar në Ghoutan Lindore, një nga fortesat e fundit të rebelëve në Siri./arbresh.info/
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat