90 minuta lojë në San Siro nuk kanë qenë të mjaftueshëm për të vendosur gjysmefinalistin e dytë të Kupës së Italisë.
Koha e rregullt e derbit ndërmjet Milanit dhe Interit e zhvilluar në kuadër të çerekfinales për Kupë të Italisë ka përfunduar pa gola 0 me 0, shkruan portali arbresh.info.
Në fakt, mysafirët arritën të realizonin derisa po zhvillohej fraksioni i parë i ndeshjes, por goli që erdhi pas devijimit të goditjes nga Perisic u vlerësua të jetë realizuar nga pozita jashtë loje. Gjyqtari vendosi që rezultati të qëndronte 0 me 0 pas shqyrtimit të rastit përmes teknologjisë VAR.
Si në pjesën e parë, rastet nga të dy rivalët e përbetuar italian nuk munguan as gjatë pjesës së dytë, megjithëse AC Miliani dominoi në posedim.
Lazio është rivali në gjysmëfinale i fituesit të kësaj ndeshje për Kupë të Italisë./arbresh.info/
Shikoni golin e anuluar të Interit dhe rastin më të mirë nga AC Milani:
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...