Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka thënë se gjatë mandatit të tij prioritet do të jetë arsimi në vend pasi që sipas tij duhet krijuar kushte.
“Së pari të pranoj detyrën, të shoh projektet që kanë qenë në implementim e sipër, të vazhdoj aty ku kanë ngelur këto projekte. Ne kemi drejtoritë që duhet shikojmë cilat janë prioritetet dhe të nxjerrim pikat e planet që duhet. Duhet kohë dhe nuk është vetëm kompetencë e nivelit lokal por edhe qendror. Duhet marrëveshje me Universitetin, me Ministrinë e Arsimit, me Qeverinë. Si prioritet janë studentët sepse ne jemi shumë larg. Ka mundësi që të krijohen kushte të mira për arsim. Duhet krijuar kushte të mira”, ka thënë ai në tv Dukagjini, përcjell arbresh.info.
Ndërsa si prioritete të komunës, Pacolli ka përmendur kaosin urban ku ka thënë se brenda dy vitev do të zgjidhet.
“Si prioritet i komunës janë parkingjet nëntokësore. Zgjidhja e problemit urban. E kemi planin që e është përgatitur gjatë mandatit të Zotit Ahmetit dhe që është tejet i mirë. Është një parking tek fakulteti Filologjik dhe është vend i mirë. Janë dy versione i imi dhe i zotit Ahmeti dhe duhet të përshtaten. Brenda dy viteve kaosin urban do ta zgjidhim. Parkingu do të funksionoj me pagesë”, ka thënë ai./arbresh.info
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së