Duket se legjenda për shqiptarët që e kanë nisur nga hici dhe kanë përfunduar në sipërmarrës të mëdhenj nuk është një legjendë.
Për Alban Prelvukajn kanë shkruar “Nju Jork Times”, “Forbes”, e shumë media të rëndësishme ndërkombëtare. Restorantet e tij janë në top listën e Nju Jorkut.
Ai u nis nga Plava dhe Gucia, shkoi në Amerikë në moshën 17 vjeçare, 17 vite më parë dhe sot është bërë një sipërmarrës mjaft i zoti, një nga shqiptarët më të suksesshëm, që ka krijuar brendin e tij.
Ai ka rrëfyer për “Pasdite në Top Channel” historinë e jashtëzakonshme:
“Sot kam 4 restorante në Nju Jork dhe në Tokio hapa të pestin në korrik të këtij viti. Jam shqiptari i parë me restorant në Japoni. Është shumë i suksesshëm deri tani.
Nuk e kam pasur ëndërr Amerikën, por kur nisi lufta në Kosovë dhe gjendja ekonomike u vështirësua, vendosëm që të largoheshim”,
“300 punëtorë i kam shqiptarë nga 550 në total. Unë jam shumë i lidhur me komunitetin shqiptar, pasi dua që t’ia hap derën të rinjve, në mënyrë që të vazhdojnë jetën në Nju Jork”, tha Prelvukaj.
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...