Liverpooli ka fituar me rezultat të thellë 5 me 0 në ndeshjen si nikoqir në Anfield ndaj Swanseas.
“Redsat” kanë siguruar tri pikë të plota në takimin si nikoqir në kuadër të xhiros së 20-të në Premierë Ligë kundër skuadrës së Leon Brittonit, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Philippe Coutinho, i cili asistoi dhe shënoi një gol në këtë ndeshje, është lojtari i ndeshjes. Reprezentuesi brazilian është vlerësuar me notën 9.6 për paraqitjen e tij impresive.
Me notë të ngjashme është vlerësuar edhe Roberto Firmino, i cili shënoi dy gola mbrëmjen e sotme.
Arnold me notën 9.0, Chamberlain me notën 8.0 dhe Salah me notën 8.2 janë lojtarët e tjerë të vlerësuar lartë.
Mbrojtësi Martin Olisson i Swanseas është lojtari me notën më të dobët të ndeshjes (5.4)./arbresh.info/

Damka dhe Prattipati flasin për prosperitetin e komuniteteve...
Konjufca: Ka një konsensus automatik në shoqëri për një pres...
Konjufca për emrin e presidentit: Nuk duam ta mbështesim opo...
Nis takimi i Osmanit me ministren Spiropali
Spiropali paralajmëron mbledhjen e përbashkët të qeverive Ko...
Agjenti i Florian Wirtz: Tentova ta dërgoj te Real Madridi p...