Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Igor Crnadak ka deklaruar se ky vend nuk po e konsideron mundësinë e njohjes së Kosovës dhe se pozita nuk do të ndryshojë në të ardhmen.
Ai i tha televizionit N1 se kjo duhet të jetë pozita e Bosnjës, pa dhënë shpjegime nëse kjo është “për shkak se Republika Srpska ka një pozitë të tillë”.
Pikërisht për çështjen e njohjes së Kosovës nga ky vend, anëtari Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq ishte kritikuar tejmase nga politikanët në Serbi gjatë nëntorit.
Ai kishte thënë se Bosnja është dashur moti ta njohë Kosovën dhe se shpreson që së shpejti ta ndërmarrë një hap të tillë./Klankosova
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave